Një djalë dy vjeçar në Florida vrau aksidentalisht nënën e tij me një të shtënë me armë ndërsa gruaja ishte e lidhur me Zoom me kolegët e vet. Arma ishte lënë e mbushur dhe e pasigurt nga babai i tij në një çantë shpine. Burri, një 22-vjeçar, u arrestua me akuzën e vrasjes me dashje. Gruaja ishte 21 vjeç.

Të parët që thirrën oficerët e policisë ishin kolegët e  Shamaya Lynn ,21 vjecarja që mbeti e vdekur nga kjo ngjarje tragjike.

Ata ishin dëshmitarë të të shtënave drejtpërdrejt në lidhjen Zoom.

Megjithatë para mbërritjes së policisë, në banesë shkoi edhe bashkëshorti i vitkimes  Veondre Avery , 22 vjeç.

Edhe ai u përball me një skenë drithëruese. Shamaya e vdekur në dysheme e mbuluar nga një pellg gjaku.

Veondre thirri menjëherë policinë dhe ambulancën për ndihmë në shtëpinë e tyre Altamonte Springs.

Arma ishte vendosur nga babai në një çantë shpine të “Paw Patrol”, një seri filmash vizatimorë shumë të dashur për fëmijët.

Djali i vogël e gjeti armën në cantë dhe ia drejtoi nënës së tij duke vrarë në mënyrë tragjik me një të shtënë të vetme.

Ende nuk është e qartë nëse arma mbahej ligjërisht nga babai apo jo. Sidoqoftë, policia ka arrestuar Veondre Avery i cili tani po mbahet përgjegjës për vrasje dhe neglizhencë. Dy fëmijët e e tjerë të gruas që gjeti vdekjen, iu besuan familjes së saj./ Tgcom

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *