Artisti italian me famë botërore Fedez do ngjitet mbrëmjen e sotme në skenën e ‘Sunny Hill Festival’. Faqja zyrtare e festivalit në Instagram ka postuar një video të tij nga avioni duke ardhur në Tiranë. “

 

“Shihemi sonte në Sunny Hill Festival, miq“- thotë ai në video.

 

Chiara Ferragni dhe Fedez kanë një raport shumë të mirë me Dua Lipën. Shpesh herë ata i kemi parë së bashku në evenimente të ndryshme apo tek shoqërohen në festa.

 

Nuk mungon as mbështetja që i falin njëri-tjetrit rreth projekteve të ndryshme, apo urimet për ditëlindje. Madje blogerja e ka uruar në shqip Duan dy vite më parë duke shkruar: “U bëfsh 100 vjeçe zemër!”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *