Subscribe

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, pritet të mbledhë nesër në Bruksel në një darkë pune krerët e qeverive te Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit te Zi, Serbisë e Bosnjës. Ky është takimi i tretë i këtij lloji që mbahet brenda vitit 2017.

 

Sipas agjendës, në takimin me kryeministrat e Ballkanit perëndimor mes te cilëve edhe shefi i qeverise shqiptare Edi Rama, Mogherini do të diskutojë për zhvillimet aktuale të rajonit, dhe për perspektivën Europiane te rajonit.

 

Sipas një njoftimi nga zyra e përfaqësueses së lartë, mësohet se viti i ardhshëm pritet t’i ofrojë një mundësi vendeve të Ballkanit Perëndimor për te avancuar ne rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian.

 

“Bashkimi Evropian është i përkushtuar në përforcimin e angazhimit ndaj vendeve të rajonit me qëllim sigurimin që gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor do të ndërmarrin hapat e nevojshme që përparimi i tyre drejt BE-së të bëhet i pakthyeshëm”, thuhet në deklaratën për shtyp të zyrës së Mogherinit.

 

Pritet që gjatë takimit ditën e hënë të bisedohet për hapin e radhës qe do te ndërmerret për Shqipërinë. Kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij janë optimiste se Brenda gjashte mujorit te pare te 2018-ës do te hapen negociatat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *