E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 47 sekonda më parë
Bota

“FDI Magazine” vlerëson transformimin e Tiranës

Transformimi që po pëson Tirana dita-ditës, ka tërhequr vëmendjen e “FDI Magazine” pjesë e prestigjiozes botërore “Financial Times”, e cila i ka kushtuar një shkrim të veçantë qasjes novatore te kryeqytetit shqiptar. Në shkrim theksohet ndryshimi që po pëson Tirana dhe ambicia e kryetarit të bashkisë Erion Veliaj për të transformuar qytetin dhe jetën e qytetarëve. Gjithashtu shkrimi evidenton se edhe vlerësimi që mori Tirana si një nga 10 vendet e para për t’u vizituar në evropë nga guida e udhëtimit “Lonely Planet” dhe çmim për hapësirën më të mirë publike në Barcelonë”. Autori i artikullit shkruan edhe për kryebashkiakun Erion Veliaj, ku shprehet se ai “përfaqëson fytyrën më të freskët që Shqipëria dëshiron t’i tregojë botës dhe BE-së, drejt së cilit vendi po kërkon anëtarësim”. Sipas autorit, Veliaj është shëmbëlltyrë e dy prej liderëve karizmatikë botëror, siç është presidenti francez, Emanuel Macron dhe kryeministri kanadez, Justin Trudeau.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë