Ndersa dita e zgjedhjeve presidenciale ne SHBA po afrohet, FBI vendos te rihape hetimin per përdorimin e serverit privat të e-mail-eve nga kandidatja demokrate Hillary Clinton. Drejtori i FBI, Xhejms Komi permes nje letre drejtuar republikanëve në kongres, sqaroi se jane zbuluar disa e-maile te reja, qe kane lidhje me hetimin dhe do te shihet nese ato përmbajnë informacione te klasifikuara apo jo. FBI zhvilloi një hetim per email-et e Clinton, por disa muaj me pare arriti në përfundimin se nuk kishte baza për të ngritur akuza ndaj saj.
FBI rihap hetimin për Clinton





