FBI-ja ka pushuar hetimet për kandidaten aktuale të demokratëve për presidente Hillari Klinton, lidhur me përdorimin e adresës së saj private të emailit gjatë kohës kur mbante postin e sekretares së shtetit. Ky fakt është bërë i ditur nga drejtori i Byrosë Federale të Investigimit Xhejms Komei, i cili ka deklaruar se nuk ka deklaruar se “mungon dyshimi i arsyeshëm bazuar ne prova” për këtë çështje. Ai ka shtuar se ish-zyrtarja e lartë e SHBA-së është treguar shumë e kujdesshme sa i takon përdorimit të informacioneve të klasifikuara. Pushimi i kësaj çështje vjen pak ditë nga marrja në pyetje e zonjës Klinton nga agjentët e FBI-së, intervistë kjo që zgjati për afro tre orë. Nga ana e saj zonja Klitnon ka pranuar se ka përdorur emailin e saj në komunikim, por jo për të shpërndarë informacione të klasifikuara. Me herët FBI njoftoi se kishte gjetur më shumë se 100 emailet që dyshohet se kanë të dhëna të rezervuara në komunikimin e saj. Pushimi i kësaj çështje vjen në një kohë kur demokratët kanë zyrtarizuar kandidaturën e Klinton në garën përballë biznesmenit Donald Trump nga radhët e republikanëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *