FBI nisi një hetim pas shembjes së një ure në fund të marsit në Baltimore, në lindje të Shteteve të Bashkuara, në të cilën u përplas një anije me kontejnerë.

Në një email për AFP, FBI konfirmoi se ishte “në bordin e anijes Dali” për të kryer “operacione policore mjeko-ligjore”, pa elaboruar ose konfirmuar nisjen e një hetimi.

Lexo edhe :

Related Posts

Në fund të marsit, kjo anije me kontejnerë 300 metra e gjatë goditi urën Francis Scott Key në Baltimore në bregun lindor të SHBA, duke shkaktuar shembjen e saj.

Janë nxjerrë trupat e dy punëtorëve që po punonin në urë për mirëmbajtjen e rrugës, ndërsa katër persona të tjerë që mbeten të zhdukur mendohet se kanë vdekur.

Gazeta amerikane tha se ky “hetim penal” synon të përcaktojë  nëse ekuipazhi u nis duke ditur se anija kishte probleme serioze mekanike, sipas dy zyrtarëve amerikanë, të cilët folën në kushte anonimiteti.

Dali me flamur të Singaporit kishte lundruar nga porti i Baltimores në një udhëtim 27-ditor në portin e Colombo (Sri Lanka).

Pasi njoftoi autoritetet për një humbje të fuqisë për shkak të problemeve, anija goditi urën.

Anija mbetet e bllokuar në vend, nën rrënojat e urës, duke bllokuar një pjesë të transportit detar në një nga portet më të ngarkuara të vendit./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *