Pas akuzave te presidentit amerikan Trump ndaj paraardhësit Obama se ka urdhëruar përgjimin e telefonit te tij gjate fushatës presidenciale, ka reaguar edhe drejtori i FBI-se.

 

James Comey ka hedhur poshtë pretendimet e Trump dhe te njëjtën gje i ka kërkuar te beje Departamentit të Drejtësisë. Ky qëndrim ka ardhur pasi është aluduar se FBI ka shkelur ligjin. Per momentin nuk ka asnjë koment nga Departamenti i Drejtësisë.

 

Deri tani nuk ekziston asnjë prove qe te mbështesë akuzat e Trump, qe përmes nje serie komentesh ne Twitter pretendoi se administrata Obama autorizoi përgjimin. Sipas shefit te Shtëpisë se Bardhe edhe bisedat telefonike ne kullën Trump ne Nju Jork jane përgjuar nje muaj përpara zgjedhjeve presidenciale.

 

Kundër pretendimeve te Trump doli me herët edhe ish-shefi i shërbimeve te inteligjencës, James Clapper, qe deklaroi se nuk eshte përgjuar asnje pjesëtar i fushatës se presidentit.

 

Trump i ka kërkuar kongresit qe te hetohet nëse administrata e Presidentit Obama ka shkelur autoritetin, ne nje kohe qe po vijojnë hetimet nga Kongresi dhe FBI, mbi rolin që luajti Rusia në procesin zgjedhor ne SHBA. Zëdhënësi i Trump, Sean Spicer ka shprehur shqetësim per procese hetimore që mund të kenë pasur motivacione politike të zhvilluara nga administrata Obama pak para zgjedhjeve te vitit te kaluar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *