FBI pranon se ka pasur informacione për të riun që vrau 17 shokët e tij në një shkollë të mesme në SHBA. Autoritetet konfirmojnë se kishin zbuluar një koment te pazakontë të 19 vjeçarit Nikolas Cruz në Yotube, por shtojnë se nuk ishin në gjendje të identifikonin personin që qëndronte pas tij. Zyrtarët thane për mediat se nuk kishin informacione për ndonjë kërcënim të mundshëm para ngjarjes tragjike.

 

I riu i akuzuar për vrasjen e 17 personave në një shkollë të mesme Florida, pranoi fajin para gjykatës. Avokatja e tij u shpreh se i riu ishte i vetëdijshëm se çfarë kishte ndodhur.

 

Ai ishte dëbuar nga shkolla për shkaqe disiplinore. Por postimet në rrjetet sociale e tregojnë atë një njeri të çmendur për armët dhe thikat. Megjithatë autoritetet nuk dhanë shpjegime nëse vrasja është një hakmarrje ndaj stafit të shkollës për përjashtimin e tij.

 

Gjatë marrjes në pyetje nga policia, Nikolas Kruz, dëshmoi se mbërriti në kampus dhe filloi të qëllojë me breshëri plumbash drejt shokëve të tij, dhe se në çantën e shpinës kishte municione shtesë përveç armës që përdori në krim. Ai pranoi se hyri në ambientet e shkollës duke qëlluar mbi nxënësit. Pas krimit hodhi armën dhe tentoi të arratisej, por policia arriti ta identifikojë pranë një qendre tregtare, dhe më pas e arrestoi. Kjo është një nga vrasjet më masive në historinë e SHBA, e cila solli në vëmendje debatin mbi kontrollin e armëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *