E enjte, 1 Tetor 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

“Faza e parë është drejt përfundimit”/ Rama inspekton punimet në spitalin e ri të Kukësit

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kanë inspektuar këtë të premte punimet për rindërtimin e kompleksit të ri spitalor në Kukës, një investim prej 3 milionë euro, i cili pritet të përfundojë brenda këtij viti.

Manastirliu u shpreh se faza e parë e këtij investimi është drejt përfundimit, ndërsa tha se është formësuar edhe urgjenca e re me të gjithë shërbimin e tirazhit.

Reklamë

“Faza e parë e këtij investimi është drejt përfundimit. Është formësuar tashmë urgjenca e re, me të gjithë shërbimin e triazhit. Në këtë fazë të parë përfundon edhe rehabilitimi i tre sallave të reja të kirurgjisë. Do të ketë tunele që lidhen me maternitetin dhe shërbimet e tjera”, tha Manastirliu.

Po ashtu, kompleksi i ri spitalor do të ketë edhe maternitetin e ri që do të vendoset në godinën që sot  shërben për urgjencat.

“Brenda kompleksit spitalor do të ndërtohet edhe materniteti i ri me një kapacitet prej 43 shtetër dhe 21 dhoma shtrimi, i cili do të lidhet me bllokun e kirurgjisë me korridor. Faza e dytë është parashikuar të përfundojë në prillin e vitit që vjen, por sipas punës së bërë ndërtimi do të përfundojë brenda vitit”, tha Manastirliu.

Më shumë video

Reklamë