Mund te jete ne një sezon te jashtëzakonshëm ne serie A ku akoma nuk ka pësuar nje humbje, por sonte Napoli do te zhvilloje nje ndeshje per jete a vdekje vetëm per fitore, ne rast se do te shpresoje akoma nje vend ne raundin e 1/8-ve te Uefa Champions League.

 

Ne San Paolo skuadra e Elseid Hysaj sfidon Shaktar Doneck me te vetmin objektiv tre piket. Italianet jane 6 pike larg ukrainasve ne grupin F dhe shpresojnë jo vetem tre rrëmbejnë fitoren, por te kene edhe fatin me vete per ne sfidat e fundit te grupit. Sigurisht kërkojnë edhe nje favor nga ekipi i Manchester Cityit per ta mundur Shaktar perballjen direkte.

 

Napoli vjen ne ketë sfide pa Kulibali i skualifikuar dhe Gulam e Milik te dëmtuar. Nga ana tjetër, citizens qe kane prere biletën per ne raundin tjetër presin ne shtëpi Fejenordin, ndërkohe qe Guardiola ka bere nje rotacion me pothuajse 6 ndryshime ne skuadër. Nje beteje e forte pritet ne Ramons Sanchez Pizuan ku Sevilja sfidon Liverpulin. Andaluzet mbajnë vendin e dyte ne grupin E ne kuotën e 7 pikëve, nje me pak se te kuqte e drejtuar nga Jurgen Klop. Karizo, Montoja dhe Pareja mungojnë per spanjollet, ndërsa mungesa e vetme e anglezeve është Klyne.

 

Edhe pse ka qene zhgënjimi i këtij sezoni, Borusia e Dortmundit kërkon fitoren e pare ne grupin H kundër Totenhem. Nje ndeshje pa presion per londinezet e vendit te pare te cilët kane siguruar edhe kualifikimin ne raundin tjetër. Gjermanet nuk do te kene shërbimet e Pizek, Durm, Rode e Isak, ndërsa ne dyshim jane Papastathopulos dhe Pulisic. Ne kampin kundërshtar,  mungojnë Vaniama dhe Aldervireld. Ne sfidën tjeter te ketij grupi kampioni ne fuqi i europes, Reali i Madridit eshte mysafir ne Nikosia kundër qipriotëve te Apoel. Kapiteni Ramos, Bale, Navas dhe Kovacic jane mungesat e Zinedin Zidan.

 

Mjaft interesant është dhe takimi ne Luigji i dyte kundër Monakos dhe Laipcig ne grupin G. Skuadra e Principatës ndodhet ne vendin e fundit me vetëm 2 pike dhe kërkon vetëm fitore nëse do te vazhdoje ne vallen e kualifikimit. Nga ana tjeter edhe gjermanet jane ne kuotën e 4 pikëve dhe kërkojnë te surprizojne kete sezon sigurisht duke shpresuar edhe te nje humbje e Portos.

 

Këto takime te apsionuarit e turneut prestigjioz do te kene mundësi ti ndjekin drejtpërdrejt dhe eklsuvizisht ne platformën Tring. Nje transmetim maratone qe nis qe nga ora 18 me dy sfida Beshiktash-Porto ne grupin G dhe Spartak i Moskës – Maribor ne grupin E.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *