Subscribe

Viti i ri akademik ka nisur, por maturantët që nuk kanë mundur të regjistrohen në universitet kanë edhe një mundësi tjetër përmes fazës së lirë.

 

 Këtë here nuk bëhet përzgjedhje e degëve nga portali, por duke shkuar fizikisht me dokumentacionin e kërkuar, pranë fakulteteve ku kanë mbetur kuota të lira.

 

STUDENTE

1- “Administrim biznesi, financë dhe ekonomi, jam me mesatare 8. Prita deri në raundin e fundit pasi nuk më doli dega që doja, për administrim biznesi.”  

2- “Regjistrimet kanë nisur që në mëngjes dhe po vazhdojnë”

 

Kjo fazë do të vazhdojë deri më datë 10 tetor, por mbetet kusht që të jetë bërë aplikimi online në “u-Albania” gjatë raundit të parë apo të dytë.

 

ARJAN XHELAJ

KREU I RRJETI AKADEMIK SHQIPTAR

 

“Në ato degë që ka më pak kuota sesa aplikantë universitete do të nxjerrë një renditje dhe në bazë të kësaj do vazhdojë regjistrimi për sa kuota ka në dispozicion, kurse në ato degë ku kërkesa e maturantëve është më e ulët sesa numri i kuotave universiteti mund të vijojë me procesin direkt në portal. Janë rreth 3000 mijë maturantë që janë pjesë e portalit mund të regjistrohen. Ata që nuk e kanë kryer procesin duhet ta kryejnë që të kenë mundësi që të regjistrohen.”

 

Në shumë universitete ka ende kuota të lira, ndërsa interesi i ulët për degët si kimia, filozofia, gjuhët e huaja, rrezikon mos hapjen e tyre.

 

ARJAN XHELAJ

KREU I RRJETI AKADEMIK SHQIPTAR

 

 “Universiteti i Tiranës ka numrin më të madh të studentëve të regjistruar, i ndjekur nga mjekësia politekniku. Ndërsa nga universitete rajonale është Durrësi, i ndjekur nga Elbasani, Shkodra dhe Vlora.”

 

Këtë vit janë regjistruar në sistem rreth 20 mijë maturantë nga 30 mijë në total, që kanë kërkuar të vazhdojnë studimet e larta në universitetet publike apo private në Shqipëri

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *