Subscribe

Duke nisur nga viti që vjen, qeveria kërkon të ndryshojë pragun e TVSH-së për makineritë dhe pajisjet që biznesi vendas importon për të kryer investime. Aktualisht, nëse vlera e mallit të importuar është mbi 50 milionë lekë, nuk paguhet tatimi mbi vlerën e shtuar.

Por shumica qeverisëse propozon ta rrisë pragun me dhjete herë, pra në 500 milionë lekë, me argumentin se një masë e tillë do të shtyjë investitorët e huaj të kryejnë investime strategjike në vendin tonë.

Por biznesi vendas nuk e shikon këtë si një lëvizje të zgjuar, veçanërisht në kohën kur jemi ende në pandemi.

STEFAN PINGULI
PERFAQESUES I BASHKIMIT TE PRODHUESVE SHQIPTARE

“Kur jemi në një periudhë të vështirë, nuk jemi të mbështetur siç duhet nga qeveria lidhur me këtë nivel të lartë të sëmundjes, vdekjeve, me këto vështirësi të mëdha të klientelës, të shitjeve, jo vetëm që nuk paskemi gojë të kompensohemi, por dashkan të rrisin pragun e investimeve për zhveshjen nga TVSH. Ku janë këto biznese që kanë investimet mbi 500 milionë. Vetëm nëse ndërtojnë fabrika nga para. Ne që bëjmë rifreskim teknologjish, nuk kalojnë vlera 100 milionë.”

Nëse qeveria nuk reflekton, biznesi paralajmëron një rishikim të mëtejshëm të çmimeve, për të siguruar fondin e nevojshëm për investimet.

STEFAN PINGULI
PERFAQESUES I BASHKIMIT TE PRODHUESVE SHQIPTARE

“Jam i sigurt për një gjë, 90% e ekonomisë që nuk e përfshin dot 500 milionëshin, do ta vuajë në kurriz. Do të rriten çmimet, do të reflektohet në tregun ushqimor. Ne në përzgjedhjen mes falimentimit dhe mundësisë, zgjedhim mundësinë dhe ngrejmë çmimet, se s’kemi çfarë bëjmë.”

Me ndryshimet e parashikuara në paketën fiskale, qeveria synon të mbledhë 5 miliardë lekë të ardhura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *