Dëshmia e ekspertit të lartë të shëndetit publik në SHBA, Antony Fauci ka ngritur alarmin për një përkeqësim të ndjeshëm të situatës së shkaktuar nga pandemia si pasojë e lehtësimit të masave.

Deri më tani 43 nga 50 shtete janë rihapur duke lejuar një numër të konsiderueshëm të bizneseve, të vazhdojnë punën.

Në komitetin e Senatit që po vëzhgon masat e marra nga administrata Trump për menaxhimin e situatës, Fauci deklaroi se anashkalimi i planit me tre faza të hapjes, rrezikon krijimin e vatrave të reja e të shumëfishta të sëmundjes.

ANTONY FAUCI

KREU I INSTITUTIT PER SEMUNDJET INFEKTIVE, SHBA

“Përhapja e koronavirusit në SHBA duket se po po shkon në drejtimin e duhur, por kjo nuk do të thotë që kemi kontroll të plotë të këtij shpërthimi. Ne nuk dimë gjithçka në lidhje me këtë virus, prandaj na duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Pasi ekziston edhe mundësia e rikthimit në një valë të dytë. Heqja e nxituar e kufizimeve rrezikon rëndimin e bilanceve. Nuk duhet të gëzohemi para kohe.”

Antony Fauci tërhoqi vëmendjen edhe për disa raste të një sëmundje misterioze që është shfaqur tek fëmijët nga koronavirusi, duke thënë se është gabim të thuash që ata janë imunë ndaj Covid 19. 

Sipas ekspertëve, vendi ka në fokus zbatimin e një strategjie agresive të testimit në masë që synon të kryejë të paktën 50 milionë ANALIZA në muaj. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *