Subscribe

Në muajin korrik të gjithë konsumatorët e energjisë elektrike, nuk do të kenë më ankesa lidhur me faturat që do t’i vijnë nga kompania e shpërndarjes. OSHEE ka vendosur që printimin e faturës së dritave të bëjë në moment. Por si do të funksionojë kjo? Në një intervistë për Vizion Plus, Albana Ferraj, Drejtore e Arkëtimeve, thotë se të gjithë faturistët do të kenë një pajisje optike, e cila futet te matësi dhe bën llogaritjen e të dhënave. Menjëherë pas këtij veprimi printohet fatura. Por pavarësisht tentativave për të rritur cilësinë e shërbimit, një ndër problemet më të mëdha të kompanisë që shpërndan energjinë elektrike janë vonesat në pagesa nga ana e bizneseve. Kompania ka nisur në gjykatë kërkesën për 600 biznese debitore të cilat nuk kanë respektuar aktmarrëveshjet dhe shumë shpejt do të vendoset barra hipotekore mbi pronësinë e tyre. Në korrik asnjë prej abonentëve nuk do të paguajë më aforfe. Deri tani kanë mbetur edhe 28 mijë matësa për tu instaluar, në një kohë që vetëm në prill janë vendosur 10 mijë të tillë. Kompania raporton se ka probleme të mëdha me disa klientë, të cilët paguajnë fatura fikse, pasi për familje të caktuara, pagesa prej 5700 lekë e dritave në dimër është më me leverdi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *