E premte, 9 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 00:45 Në vijim ora 00:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Fatura e karrigeve të djegura, katër deputetë do të paguajnë 760 mijë lekë

Deputetët e Partisë Demokratike do të paguajnë 760 mijë lekë për karriget që dogjën në seancën e 30 shtatorit.

Kuvendi ka publikuar faturën për dëmet që opozita shkaktoi në seancë, duke llogaritur që 4 deputetët që janë përgjegjës për zjarrin, do të shlyejnë të gjithë dëmin.

Reklamë

Sipas Kuvendit, kryetari i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi do të paguajë 209 mijë leke, Flamur Noka dhe Bledion Nallbati nga 187 mijë lekë.

Ndërsa Elda Hoti e cila futi shishen me benzinë në oborrin e Kuvendit, do të japë 180 mijë lekë.

Për shkak të djegies së karrigeve, 24 deputetë të opozitës janë përjashtuar nga Parlamenti dhe 23 deputetë janë paditur në SPAK./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë