Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
29 July 2026
Vizion fokus

Goditet me dron tankeri amerikan me gaz LNG pranë...

E zuri poshtë mjeti bujqësor, humb jetën tragjikisht një...

Takimi Trump-Netanyahu, çfarë u diskutua në Zyrën Ovale

Pushimet u kthyen në tragjedi! Nëna dhe dy fëmijët...

BE kritikon Vuçiçin për deklaratat e bëra për Kosovën

Nis asfaltimi i rrugës Potom–Backë–Qafa e Martës, Rama: Do...

E akuzuan për tradhti kombëtare, dënohet me 12 vite...

Tragjedia e trefishtë në Shkodër, Begaj: Jam thellësisht i...

Betejë me zjarret dhe të nxehtin, dhjetëra vatra mbeten...

Betejë me zjarret dhe të nxehtin, dhjetëra vatra mbeten...

Fatos Nano në spital/ Ngjela: PS të tregojë interes për kurimin e tij, i dha shumë historisë së shtetit shqiptar

29 Gusht 19:52

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar pas lajmit se ish kryeministri Fatos Nano ndodhet i shtruar prej disa ditësh në reanimacion, në një nga spitalet private në kryeqytet.

 

Në një postim në Facebook, teksa vlerësoi figurën e Nanos dhe ato që ai i ka dhënë vendit dhe demokracisë, Ngjela thekson se Partia Socisliste duhet të tregojë një interesim të madh në kurimin sa më shpejt të ish kryeministrit.

 

“Fatos Nano është në gjendje jo të mirë shëndetësore! Lideri historik i PS shtrohet në reanimacion në Tiranë.

 

Unë i uroj një shërim sa më të shpejtë.

 

Nuk e di sa i vërtetë mund të jetë ky lajm, por Partia Socisliste duhet të tregojë një interesim të madh në kurimin sa më shpejt të Fatos Nanos”, shkruan Ngjela.

 

Avokati shton më tej se Fatos Nano është një individ i veçantë në politikën shqiptare, i cili sipas tij ishte i pari që lejoi mendimin kundër në PS.

 

“Ai është një individ i veçantë në historinë politike të Shqipërisë…

 

Nano formoi një parti të majtë me koncepte moderne;

 

Lejoi në Partinë Socialiste mendimin kundër, si asnjë parti në Shqipëri, që nga viti 1946 e deri në ditët e sotme;

 

Nano i dha Partisë Socialiste shpirt demokracie dhe dinjitetin e liderëve të saj që kërkonin individualizëm politik;

 

Fatos Nano i dha të kuptuar botës demokratike në Perëndim se doli edhe në Shqipëri një parti që personaliteti i partisë nuk mund të fyejë personalitetin e anëtarit të saj dhe, as individualitetin e tij e të liderëve të saj, që janë në garë politike me njëri-tjetrin.

 

Nano u tregoi shqiptarëve jo me fjalë, por me Vepra të plota, se, partia politike është bashkim vullnetar individësh me një ideologji dhe filozofi të brendshme që mund të ndryshojë sa herë që këtë e kërkon faktori kombëtar, në funksion të zhvillimit kombëtar”, shkruan Ngjela.

 

Figurën e Fatos Nanos, Ngjela e cilëson si të qetë dhe me humor, që diti të sillej si një njeri i thjeshtë, e jo si pushtetar absolut, që i dha shumë historisë së shtetit shqiptar.

 

“Fatos Nano është i pari kryeministër shqiptar që dinte të sillej si njeri e jo si pushtetar absolut në marrëdhëniet e tij shoqërore: i qetë, me humor, i thjeshtë, replikues i këndshëm dhe gjithmonë me një theks të ri politik;

 

Dhe më në fund:

 

Fatos Nano i dha shumë historisë së shtetit shqiptar, dhe deri tani ai është kampioni i vetëm i kryeministrit shqiptar që dinte ta mbronte personalitetin e tij, jo me “rasson” e kryeministrit si mjet presioni, por me intelektin e tij të lartë qytetar që ai e disponon në formimin e tij shkencor”, përfundon  Ngjela postimin e tij.

 

Ish kryeministri Fatos Nano prej disa ditësh është shtruar në spital, pas problemeve që ka shfaqur me mushkrinë. Ai ndodhet në reanimacion, ku aktualisht gjendja e tij po shkon drejt përmirësimit.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Fatos Nano PS shtrim ne spital Spartak Ngjela

Nga e njëjta kategori

Pushimet u kthyen në tragjedi! Nëna dhe dy fëmijët humbën jetën pak ditë pasi u kthyen nga Gjermania, ja çfarë u gjet në banesë

më shumë...

Nis asfaltimi i rrugës Potom–Backë–Qafa e Martës, Rama: Do të afrojë më shumë Korçën me Skraparin

më shumë...

Tragjedia e trefishtë në Shkodër, Begaj: Jam thellësisht i pikëlluar, ngushëllime familjes!

më shumë...

Zjarri në banesë, policia për tragjedinë në Shkodër: Humb jetën nëna 24-vjeçare dhe dy fëmijët e saj

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

6:56

Goditet me dron tankeri amerikan me gaz...

6:36

Çfarë po na fsheh NASA? Objekti misterioz...

6:29

E zuri poshtë mjeti bujqësor, humb jetën...

6:17

Takimi Trump-Netanyahu, çfarë u diskutua në Zyrën...

5:50

Frutat që duhet të konsumoni në këto...

5:46

Pushimet u kthyen në tragjedi! Nëna dhe...

5:40

BE kritikon Vuçiçin për deklaratat e bëra...

5:33

Nis asfaltimi i rrugës Potom–Backë–Qafa e Martës,...

5:27

E akuzuan për tradhti kombëtare, dënohet me...

5:09

Tragjedia e trefishtë në Shkodër, Begaj: Jam...

5:06

Parashikimi i motit për ditën e enjte

4:54

Mali i Zi njeh me ligj pushimin...

4:30

Betejë me zjarret dhe të nxehtin, dhjetëra...

3:54

Zjarri në banesë, policia për tragjedinë në...

3:47

Edhe farmacitë me listë borxhesh, shumë qytetarë...

3:30

Goditi me grusht eprorin, arrestohet punonjësi i...

3:19

Shkodër/ Zjarr në një banesë në Postribë,...

3:01

Betejë me zjarret dhe të nxehtin, dhjetëra...

2:59

Mbështetja për sektorin e bujqësisë, ekspertët e...

2:43

“SPAK-u la të lirë Ermal Beqirin”, PD...

Më të klikuarat

  • “Ai tha PO”, grimieri shqiptar me famë ndërkombë...
  • “Dëgjuam britmat”, 63-vjeçari humbi jetën nga tr...
  • Tmerr në Britani/ Nëna dhe partneri i saj abuzojnë s*ksualis...
  • E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare Artan Pogoni
  • Tërmeti me magnitudë 4 “zgjon” banorët e Elbasan...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.