Subscribe

I vetmi rast kur Partia Socialiste nuk do të refuzonte një kandidat për president i propozuar nga Komisioni i Rithemelimit të drejtuar nga Sali Berisha është nëse ky i fundit do të dakordësohej me Enkelejd Alibeaj për një emër të përbashkët. Mundësia që kjo të ndodhë nuk ekziston, por numri dy i socialistëve Damian Gjiknuri e sheh si të vetmen mundësi ku e gjithë opozita përtej përçarjes mes mbështetësve të Sali Berishës dhe Lulzim Bashës të jetë e përfaqësuar.

 

DAMIAN GJIKNURI

SEKRETAR I PERGJITHSHEM I PS

Berisha për ne nuk ekziston si faktor politik për tu ulur. Në qoftë se Alibeja merr përsipër që të bashkojë partinë e tij edhe nëpërmejet emrit të presidentit, kjo është një çështje që varet nga ata. Mund të vijnë me propozime që reflektojnë edhe opininone që nuk mund të jenë pjesë e grupit të PD apo janë fraksione brenda tyre. Pra nuk kam ndonjë paragjykim në lidhje me këtë gjë.

 

Përfshirjen e ndërkombëtarëve, e veçmas të ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, në zgjedhjen e pasuesit të Ilir Metës e lë jashtë këtij procesi.

 

DAMIAN GJIKNURI

SEKRETAR I PERGJITHSHEM I PS

Palët të cilat komunikojnë shqip-shqip për të zgjedhur një shqiptar në krye të vendit nuk do të donin ndonjë ambasador apo përfaqësi të huaj, në një tavolinë që nuk ka të bëjë me çështje që afektojnë marrëdhënie me partner as me çështje që mund të jenë të stabilitetit apo të një politike më të gjerë të vendit. Kështu që për mua është një propozim i pavend.

 

Me kalimin e javëve dhe kur socialistët janë njohur me propozimet e bëra nga vetë ata, të shoqërisë civile dhe popullit, për profilin e të parit të shtetit mund të thonë vetëm që ai ose ajo mund të jetë edhe një ish politikan, i tërhequr nga karrierra e tij, pa përjashtuar këtu as ish kryeministrin Fatos Nano e as ish përfaqësues të së djathtës.

 

DAMIAN GJIKNURI

SEKRETAR I PERGJITHSHEM I PS

Kufizimet tona janë që nuk kërkojmë të jetë nga grupi jonë parlamentar, por që ka figura me kontribute politike shoqërore, qoftë ish politikanë, akademikë apo njerë që kanë dhënë kontribute që natyrshëm mund të jenë kandidatë. Kështu që nuk kemi pse të paragjykojmë qoftë emra që vijnë nga opozita, qoftë dhe emra që mund të vijnë nga mazhoranca.

 

Pyetje: Pasi diskutuam gjatë për presidentin, a mund të na jepni tre argumnte që të na bindin që në fund nuk do të jetë Edi Rama ai që do ta përcaktojë presidentin. Bindja është që do ta përcaktojë ai.

 

DAMIAN GJIKNURI

SEKRETAR I PERGJITHSHEM I PS

Edi Rama patjetër që është vendimarrësi kryesor dhe do të sihte naive të thoja të kundërtën, se prandaj është kryetari i partisë, është lideri. Vendimarrjet, në një sistem monokratik, pra është drejtuesi, shefi i ekzekutivit, vendimarrjet do t’i marrë vetë pasi të konsultohet me të tjerët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *