E hënë, 9 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Fatmir Mediu kundër bojkotit të parlamentit

Aleati historik i demokrateve Fatmir Mediu nuk mbështet idenë e djegies se mandateve apo bojkotit te parlamentit.

 

Nga Asambleja e Republikaneve Mediu është treguar i kujdesshëm për t’ia lënë vendimmarrjen ne raport me kuvendin mbledhjes se grupeve parlamentare, por logjika e tij politike është e qarte, parlamenti nuk është i kryeministrit Rama por i qytetareve.

 

Reklamë

Kur ka kaluar me shume se një vit nga çarja e forte e partisë demokratike, Mediu është i vetmi aleat qe kërkon vazhdimisht bashkimin e PD para betejës elektorale te qershorit 2019.

 

Mediu ka ngritur serish zërin për ndryshimin e sistemit elektoral, drejt një sistemi proporcional me lista te hapura, edhe pse kjo është një çështje qe aktualisht nuk është pjese e agjendës se reformës zgjedhore.

Më shumë video

Reklamë