E diel, 27 Shtator 2026 Udhëtimet Mahnitëse deri në 08:30 Në vijim ora 08:30: Kartonat e Mengjesit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

Fatmir Meçe vjen me librin “Kur flasin fotografitë”

Kujtimet, sidomos kur janë të fiksuara në dokumente dhe imazhe fotografish marrin një tjetër rëndësi. Autori Fatmir Meçe, këto foto i  ka sjellë në një libër me titull “Kur flasin Fotografitë”, duke formuar një mozaik situatash dhe personazhesh.

 

Për të ky libër është i një rëndësie të veçante, pasi hedh dritë mbi jetën artistike dhe kulturën te Tepelenës.

 

Në librin  tij figurojnë dhe personazhe të njohura të skenës artistike si Agron Llakaj, Medi Malkja e shumë te tjerë.

 

Ky është libri i tij i parë, ndërkohë që gjatë ceremonisë, ai i dhuroi kopje të botimit kolegëve dhe të ftuarve të tjerë.

Më shumë video