Subscribe

Zëvendës kryeministri i Kosovës Fatmir Limaj, njëherësh edhe kryesuesi I delegacionit për dialogun ka zbutur qëndrimin për taksën ndaj mallrave serbe. Në një intervistë për Vizion Plus, për edicionin qendror të lajmeve ai tha se tashmë ka ardhur koha që taksa të pezullohet përkohësisht dhe dy vendet të ulen në bisedime pasi ajo e arriti një pjesë të qëllimit të saj.

 

Fatmir Limaj: “Ne presim që Serbia të ulet dhe të negociojmë për çështjen e taksës, e cila do të nënkuptonte që Serbia do të ndalte disa veprime dhe të përmbushë disa kushte dhe kërkesa të Kosovës. Ne besojmë se tashmë jemi në një fazë ku besojmë se i kemi arritur objektivat me taksën dhe mund të vijmë në një përfundim ku Serbia t’i plotësojë kushtet dhe kështu ta bëjmë një pezullim të përkohshëm te kësaj takse me kushtin që Serbia do t’i plotësojë kërkesat e Kosovës”.

 

Madje ai shkoi edhe më tej kur tha se Beogradi ka dhënë sinjale për plotësimin e disa kërkesave.

 

Fatmir Limaj: “Janë disa arsye që na kanë detyruar të vemë taksën dhe që presim nga Serbia t’i përmbushë kërkesat e Kosovës. Tani kemi sinjale nga Serbia se është e gatshme të përmbushë disa nga kërkesat e Kosovës.”

 

I pyetur për arritjen e marrëveshjes përfundimtare dhe kur mund të finalizohet ajo, zëvendës kryeministri u përgjigj:

 

Fatmir Limaj: “Ne besojmë se është në interesin e të dyja vendeve tona të pranohet realiteti dhe të ecim drejt integrimeve evropiane. Unë besoj se tashmë është momenti – dhe bile bile jemi vonë – që të ulemi e të bëjmë hapin e guximshëm. Hapi guximshëm është sot njohja e realitetit ashtu siç ka ndodhur me marrëveshjen mes Greqisë e Maqedonisë edhe Serbia duhet ta bëjë këta hap. Dhe përfundimisht kjo pjesë e Ballkanit të eci drejt integrimit evropian e të mbyllet kjo siç munda ta quaj tema e fundit e hapur në këtë pjesë të botës”.

 

Kryesuesi i delegacionit të Kosovës në dialogun me Serbinë kritikoi Brukselin për izolimin e qytetarëve të Kosovës. Sipas tij, edhe pse Komisioni Europian shprehet se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret dhe Parlamenti Europian ka votuar 2 herë për liberalizimin e vizave, ende vazhdon të jetë vendi më I izoluar në Europë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *