E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Fatmir Kolecaj plagosi efektivin e FNSH dhe pas rrethimit u vetëvra

Policia e Shtetit ka dhënë detaje për Fatmir Kolecajn, i cili u vetëvra këtë të mërkurë në oborrin e banesës së tij ne Zejmen të Lezhës. Kolecaj kërkohej nga FNSH pasi ekzekutoi dy ditë më parë ish-bashkëshorten e tij dhe kunatin në Kodër Rrëshen.

 

Forcat e policisë rrethuan banesën e autorit dhe i kanë bërë thirrje që të dorëzohej, por ai nuk iu përgjigj thirrjes së policisë dhe iu është kundërpërgjigjur duke hapur zjarr në mënyrë të befasishme. Nga të shtënat me armë, mbeti i plagosur në këmbë njëri nga punonjësit e policisë.

 

Në momentin kur u sigurua që nuk kishte shpëtim dhe mundësi largimi nga banesa, Fatmir Kolecaj vrau veten me armë zjarri.

Vazhdo të lexosh

Reklamë