Subscribe

Një dite pasi Partia Demokratike publikoi dokumentin, sipas te cilit Valdrin Pjetri, rezultonte i arrestuar dhe dënuar nga drejtësia italiane dhe ku kërkonte nisjen e hetimeve ndaj tij, Prokuroria duket se është vene ne lëvizje.

 

Burime zyrtare nga Prokuroria e Përgjithshme konfirmojnë për Vizion Plus se tashme organi i akuzës është në pritje te letërporosive te dërguara ne Itali por edhe informacioneve te kërkuara nga Europol dhe Interpol lidhur me te shkuarën e Valdrin Pjetrit.

 

Ndërkaq ende nuk dihet fati i konstituimit te Këshillit Bashkiak te Shkodrës i cili i hap rrugën edhe betimit te Valdrin Pjetrit si kryebashkiak.

 

Demokratet kane paralajmëruar një proteste këtë te mërkurë pasdite.

 

Një dite me pare, kryeministri Edi Rama me ane te një postimi ne rrjetet sociale beri te qarte se derisa drejtësia te shprehet, rrugët e Valdrin Pjetrit dhe Partisë Socialiste janë plotësisht të ndara. Qëndrim ky qe le te kuptohet qe nuk do te ketë një ceremoni betimi te Valdrin Pjetrit deri sa Prokuroria te shprehet zyrtarisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *