Subscribe

Nënstacioni elektrik ne qendër te Tiranës mban peng punimet e unazës se vogël. Pa u zhvendosur ky objekt nuk mund te mbyllet gjurma e unazës, pasi sipërfaqja e tij rreth 300 metra katror, ka bllokuar ndërtimin e rrugës dhe njërin krah te trotuarit. Shefi i Urbanistikes Ditjon Baboci tregon per Vizion Plus se është gjetur nje zgjidhje e përkohshme, por do te duhen se paku dy muaj per lëvizjen e nënstacionit, pasi periudha me e mire per kete proces është vjeshta. Nënstacioni elektrik nuk mund te largohet nga qendra, pasi ai ben furnizimin me energji te kësaj zone te kryeqytetit. Zgjidhja përfundimtare është vendosja e tij nëntoke dhe mendohet diku pas Muzeut Historik. Por ky projekt është ende larg, ndaj është menduar nje lëvizje tjetër provizore. Bashkia do te beje shpronësimin e disa objekteve te banimit pranë ish –Insigut per te vendosur nënstacionin elektrik. Ka me shume se 10 vjet qe nënstacioni elektrik është vendosur ne ketë pjese te qendrës se Tiranës. Edhe atëherë u tha se qëndrimi i tij ishte i përkohshëm, por sot pas me shume se 1 dekade nuk i është gjetur vendi përfundimtar. Tashme pritet transferimi i tij per te vijuar punimet ne unaze, proces qe ndikon edhe ne fillimin e punës per kthimin e sheshit “Skenderbej” ne zone pedonale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *