Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës nga operacioni i koduar “Fati i Lojërave”, pasi u kapën duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.

 

U arrestuan shtetasit E. O., 35 vjeç, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”; A. D., 41 vjeç, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

 

Ata u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet lotarive sportive, në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit E. O., në rrugën “Ndre Mjeda”, i cili e kishte vënë lokalin në dispozicion për ushtrimin e kësaj veprimtarie të paligjshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *