Fati i koalicionit PS-LSI
Ndërsa debatet mes dy aleateve ne qeverisje vazhdojnë te jene prezente, Ilir Meta dhe Erjon janë shfaqur përkrah njeri tjetrit. Kryetari i kuvendit dhe kryebashkiku i Tiranës, kane marre pjese ne inaugurimin e urës dhe rrugës qe lidh banoret e Zallherit me Kamzën. Te dy nuk i kursyen mesazhet politike .Veliaj ka vlerësuar e punën e administratorit te kësaj zone te Tiranës qe drejtohet nga LSI, ndërsa u shpreh optimist për vijimin e koalicionit.
Por Meta nuk ndan te njëjtin qëndrim me Veliajn.
Meta la te kuptohet se pa opozitën nuk ka zgjedhje. Fillimisht kete mesazh e përcolli përmes nje batute ne lidhje me urën qe është edhe kufiri ndarës mes Tiranës se drejtuar nga Erjon Veliaj dhe Kamzës se demokratit Xhelal Mziu. I pyetur me pas edhe nga gazetarët ai konfirmoi te mjetin qëndrim.
Lëvizja Socialiste per Integrim ende nuk ka nje emër per presidentin e ri, por Ilir Meta mbështet idenë e zgjedhjes me konsensus.
Megjithëse socialistet e kane shprehur hapur gatishmërinë per vazhdimësinë e koalicionit, LSI ende nuk ka marre vendimin përfundimtar.




