Fiton llotarinë por vdes para se të arkëtojë biletën fituese. Ngjarja vjen nga Shtetet e Bashkuara ku Gregory Jarvis banues Caseville u mbyt në 24 Shtator. Trupi i tij u gjet në një plazh privat në Gjirin Saginaë të  Miçiganit.

Atij iu gjet në xhep edhe bileta fituese e llotarisë me vlerë 45 mijë dollarë, vlerë të cilën për shkak të procedurave ende nuk e kishte arkëtuar .

Sipas rindërtimit të ngjarjes , viktima kishte luajtur llotarinë në Club Keno në Dufty’s Blue Water Inn në Caseville më 13 shtator. Ai nuk e kishte bërë ende të veten shumën pasi duhet fillimisht të rinovonte kartën e sigurimeve shoqërore, një kërkesë e nevojshme për të marrë paratë.

Duke pasur parasysh dëmtimet e ndryshme në kokë, policia mori në konsideratë versionin se Gregory Jarvis mund të ishte vrarë. Mirëpo autopsia konfirmoi mbytjen, ndërsa plagët mendohet se kanë të bëjnë me rënien nga varka. / Tgcom

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *