Subscribe

Fati kompanisë “ICTS”, përgjegjëse për ruajtjen e perimetrit të jashtëm të aeroportit ndërkombëtar të Rinasit do të vendoset në mbledhjen e ardhshme të Aviacionit Civil. Në nje intervistë për Vizion Plus, Drejtori i Përgjithshëm i Kufirit, Genc Merepeza, pranon se firma kontraktore, nuk plotëson kushtet e pranuara nga BE. Pas supergrabitjes të ndodhur mesditën e 30 qershorit, Drejtori i Përgjithshëm i Kufirit Merepeza, pranon edhe përgjegjësinë e policisë, por thekson se janë marrë masa që situata të tilla të mos përsëriten më. Për grabitjen e rreth 1 milion eurove në pistën e Aeroportit “Nënë Tereza”, janë shoqëruar rreth 30 persona, ndërsa policia, nuk ka asnjë emër të dyshuar si autor te ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *