Kreu i SPAK Altin Dumani iu është përgjigjur interesit të gazetarëve për çështjet më të bujshme në vend. I pyetur lidhur me të shumëkërkuarin Ervis Martinaj dhe “rikthimin” e tij pas ngjarjes së rëndë në Don Bosko, kreu i SPAK deklaroi se institucioni i tij vijon hetimet lidhur me fatin e Martinajt, por atentati nuk është nën hetimin e SPAK.

 

Ai shtoi se ish oficeri i policisë Jeton Lami ende nuk ka pranuar të flasë para hetuesve, si personi i fundit që dihet se ka parë të shumërkërkuarin Ervis Martinajn.

 

 

“Çfarë bashkëpunimi të kërkojmë me prokurorinë e Kurbinit, ne e kemi në hetim, në kuadër të hetimit, ne kemi informacionet tona. Jeton Lami ka preferuar të heshë dhe të mos japë deklarime. E para ngjarjen e “Don Boskos”, nuk e ka në hetim Prokuroria e Posaçme. Unë jam prokuror dhe nuk mund të them se me episodin e “Don Boskos”, “u ngjall” apo “nuk u ngjall Ervis Martinaj”. Nga ana jonë janë ndërmarrë veprime hetimore, kemi sekuestruar pasuritë dhe kemi pistat tona edhe sa i përket hetimit të kësaj çështje. Janë dërguar aktet në gjykatë dhe dosja hetimore nga ana jonë”, deklaroi kreu i SPAK.

 

Kreu i SPAK gjithashtu është pyetur për Stela Gugallen e akuzuar si e përfshirë në aferën e incineratorëve, teksa mbante postin e administrators së njërës nga kompanitë.

 

Ai deklaroi se ende nuk ka një përgjigje nga autoritetet austriake, por theksoi se ekziston thjesht një proces ekstradimi.

 

 “Nuk kemi përgjigje zyrtare nga autoritetet austriake. Thjesht dimë që ka një proces ekstradimi, por nuk dimë për vijimin e tij, pasi janë autoritete të tjera që merren me procedurat”, tha Dumani.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *