Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha kanë qenë dyshja më e komentuar kohët e fundit në media për sa i përket lidhjes së tyre. Prej muajsh është shkruar se Çiljeta dhe Albani janë më shumë se miq, por nga ana e tyre nuk ka pasur asnjë konfirmim për këtë lidhje.\

 

Mbrëmjen e djeshme këngëtarja ka postuar një shkrim në Instagram-in e saj, duke na treguar se kur vjen puna te dashuria, ajo ndihet gruaja më me fat në botë.

 

“Do të vijë një ditë që dikush do të të dojë aq shumë sa do të shohë te ti të bukurën e dheut. Dhe s’ka për t’i interesuar as ngjyra e lëkurës, as e syve, as sa e gjatë apo e shkurtër je. Sepse çdo njeri e ka dikë diku që e pret. Çdo njeri e ka fatin e tij!”- shkruhet në postim.

 

Këngëtarja duket se po jeton një dashuri pa kushte, pa paragjykime, të pastër dhe për këtë ndihet e bekuar. “Ndonjëherë fati shkruan për ty pa të pyetur. Fat për të gjitha femrat dhe Zoti e bekoftë dashurinë tuaj! Unë ndihem e bekuar!”- shkruan Çiljeta.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *