Subscribe

Zyrtarisht, Fatbardh Kadilli është në garë për kryetar të Partisë Demokratike.

 

Këtë të premte ai dorëzoi kandidaturën në selinë blu.

 

Për mediat, Kadilli deklaroi se ky është një moment shumë i rëndësishëm për PD-në. Sipas tij, gara është asimetrike, por ndihet superior ndaj Bashës.

 

“Është një moment i rëndësishëm për PD. Ka shumë ngarkesë, emocion të shumëfishtë, është moment kthese. Ndonëse është një garë asimetrike. Kryetari në detyrë, nuk del as nga zyra, dhe ka në dispozicion me mjetet që ishin menduar përballë kryeministrit Edi Rama. Përballë simetrisë morale, ndihem shume herë më superior para tij. Vij në këtë garë duke u ballafaquar me vlerat, pastërtia, integriteti politik, përvoja, zotësia për të mbajtur fjalën e dhënë, aftësia e demonstruar në 30 vite në PD për të qenë luajal me këtë parti. Jam njeri që e mbaj fjalën, kam kontribuar, nuk kam tradhtuar kurrë PD. Skam tradhtuar kurrë asnjë nga demokratët dhe s’do e bëjë. Për të ringritur PD, për ta bërë të hapur dhe fituese.”

 

Të njëjtin veprim pritet të bëjnë edhe dy kritikët e tjerë të Lulzim Bashës, Ibsen Elezi dhe Edith Harxhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *