Fatbardh Kadilli është i bindur në fitoren e tij, ndërsa kundërshtarin e tij përballë, Lulzim Bashën e sheh thjesht si humbës.

 

Gjatë një interviste në “Quo Vadis” në “Vizion Plus”, me moderatoren Pranvera Borakaj, Kadilli u shpreh se figura e tij në krye të PD do të ringjallë këtë parti dhe do ta bëjë më demokratike.

 

Unë nuk jam kundër Bashës, unë jam për një projekt të ri, projekti Kadilli.DFua të kthej komunikimin me qytetarin, dua të jetë një parti e vëretë që propozon diçka të re. Fatbardh Kadilli do të fitojë. Unë jam i bindur që PD dhe anëtarët e thjeshtë të kësaj partie do të shohin te Lulzim Basha fytyrën e humbjes dhe do të duan të ndërtojnë diçka të re për fëmijët e tyre. Kjo nuk ndërtohet duke pritur nga qielli se më vjen radha, e kam turnin unë. Një parti që nuk krijon dot hapësirë për veten e saj, nuk do të ishte demokratike. Unë e di që partia ime e ka guximin të mos i fshihet të vërtetës dhe nuk mundet të zhytet në mjerimin “S’kemi ç’bëjmë, na vdiq Enveri”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *