E hënë, 28 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Fatale nëse konsumohet, OBSH ngre alarmin për shurupin e prodhuar në Indi

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka lëshuar alarmin lidhur me një medikament të prodhur në Indi. Sipas OBSH, bëhet fjalë për një shurup që përmban sasi të papranueshme të dietilen glikolit dhe etilen glikolit. Të dy përbërësit janë toksikë për njerëzit dhe mund të jenë fatale nëse konsumohen.

 

Sasia e këtyre medikamenteve është është gjetur në Ishujt Marshall dhe Mikronezi.

 

OBSH nuk ka dhënë ende detaje nëse ka persona që e kanë konsumuar këtë shurup dhe kanë pasur pasoja.

 

Alarmi i fundit vjen disa muaj pasi OBSH bëri me dije se disa shurupe të tjera të kollës të prodhuara në Indi, lidhen me vdekjet e fëmijëve në Gambia dhe Uzbekistan.

 

Deklarata e OBSH-së tha se produkti, i cili përdoret për të lehtësuar kongjestionin e gjoksit dhe simptomat e kollës, u testua nga rregullatori i drogës në Australi, Administrata e Mallrave Terapeutike.

Vazhdo të lexosh