E mërkurë, 30 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Fatale në Indonezi/ Krokodili 4 metra i merr jetën 35-vjeçares, banorët nxjerrin trupin nga nofullat e tij (VIDEO)

Një tjetër sulm vdekjeprurës nga krokodili u regjistrua në Indonezi, në zonën e Simeulue.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lumin Luan Boya, ku një krokodil rreth katër metra i gjatë doli nga uji me trupin e një gruaje në nofulla, para syve të dhjetëra banorëve.

Reklamë

Viktima, 35-vjeçarja Jusmitawati, ishte sulmuar të dielën në mëngjes teksa kishte shkuar në lumë bashkë me një shoqe për të mbledhur midhje, një aktivitet i zakonshëm për gratë e zonës. Sipas dëshmitarëve, ajo hyri në ujë dhe u zhduk brenda pak sekondash, ndërsa shoqja e saj kërkoi menjëherë ndihmë.

Në operacionin e kërkimit u përfshinë banorë, forca policore dhe pjesëtarë të ushtrisë lokale. Sipas mediave vendase, krokodili u shfaq disa herë me trupin e 35-vjeçares në nofulla. Banorët tentuan ta detyronin ta lëshonte duke përdorur shkopinj bambuje dhe litarë, por përpjekjet fillimisht rezultuan të pasuksesshme.

Pas disa ndërhyrjeve të rrezikshme, trupi i viktimës u arrit të nxirrej, ndërsa më pas banorët arritën ta tërhiqnin edhe krokodilin në breg. Autoritetet ndërhynë për të menaxhuar situatën në bashkëpunim me shërbimet përkatëse të ruajtjes së faunës.

Autoritetet lokale u kanë bërë thirrje banorëve të shmangin afrimin në lumenj të rrezikshëm dhe të tregojnë kujdes maksimal gjatë aktiviteteve si peshkimi, larja apo mbledhja e molusqeve, për të parandaluar tragjedi të ngjashme në të ardhmen.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë