Subscribe

Rreth 140 punonjës të një biznesi fason në Vlorë protestuan këtë të premte para drejtorisë rajonale të tatimeve për pagën e luftës.

Me pankarta në duar, dhe duke mos respektuar distancën nga njëri-tjetri, ata kërkuan një shpjegim nga ana e tatimeve se përse janë përjashtuar nga paketa e ndihmës.

Punonjësit thanë se gjatë peridhës së pandemisë kanë punuar me orar të reduktuar dhe se prej datës 20 prill janë të papunë.

Ata paralajmëruan se do ta përshkallëzojnë protestën deri sa të marrin pagën e luftës pasi ndodhen në vështirësi financiare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *