Subscribe

Edvin Prence nga shoqata “Pro eksport” është i mendimit që garancia, që miratoi qeveria për manifakturën, duhet të ketë kushte dhe kritere që të përfitojnë të gjithë. Sipas tij shumë biznese janë në vështirë financiare dhe kanë dalë me humbje në 2023, ndaj analiza e riskut që do të bëjnë bankat duhet të ketë një qasje pozitive.

Ne sot ende nuk e dimë se çdo të ndodhë me ato biznese, që për shkak të krizës nuk kanë paguar në kohë kredinë. Ndërsa në 2023 bilancet e shumë kompanive kanë dalë negative. Ndaj ne themi që të merret për bazë bilancet e viti 2022. Vetëm kështu i japim një dorë bizneseve dhe nuk i diskriminojmë, -tha Prence në Vizion Plus.

Por bizneset kërkojnë që normat e interesit të jenë nga 0-1.5%, ndryshe kjo paketë manifakture nuk do të ishte eficente.

Ne themi që nëse norma e interesit është më shumë se 1.5% ky instrument nuk do të jetë eficent. Bizneset nuk kanë mundësi të paguajnë pas disa vitesh rresht kur fitimet janë tkurrur ndjeshëm nga kriza. Për ne kjo paketë do të ketë fatin e dy garancive që u dhanë në pandemi me kushte jo të favorshëm për biznesin, – tha Prence.

Gjatë vitit 2020 qeveria dha dy garanci sovrane, në total 26 miliard lekë. Por vetëm 12.5 mld u shfrytëzuan. Shkak ishin kushtet dhe normat e larta të interesit, që i bën bizneset të painteresuar. Ndaj mbetet për tu parë se cilat do të jenë kriteret që kjo garanci e radhës të ketë sukses.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *