Instituti i Shëndetit Publik bëri të ditur këtë të shtunë se harta e koronavirusit në vendin tonë ishte shtuar edhe me Matin.

Në fakt gjurmimi që ka nisur tek fasonerite e Krujës dhe Fushë Krujës, ka bërë që tek shkohet deri tek fshatrat e Matit për të kërkuar paciente të mundshëm. Bëhet fjalë për një familje me origjine nga Njësia Adminstrative Komsi e zhvendosur vite me parë për të jetuar në Fushë Krujë.

Gruaja e familjes punonte në fasoneri pikërisht në Fushe Krujë dhe pak ditë më parë bashkë me vajzën e saj ajo kishte shkuar në fshatin e origjinës në Mat. Analizat treguan se vajza adoleshente e familjes ishte positive ndërsa anëtarët e tjerë të familjes negative. Gjasat janë që burimi i infektimit të jetë fasoneria në Fushë Kruje që gati dy javë më parë.

Per fat te mire mesohet se familja e vendosur perkohesisht ne nje fshat te Njesise Komsi, nuk ka pasur kontakte jashte anetareve te saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *