Subscribe

30 punonjës të një fasonerie në Fier protestuan këtë të hënë për mohimin e pagës së luftës.

Duke ruajtur distancën nga njëri-tjetri, ata thanë se janë të papunë prej datës 12 mars.

Punonjësit i bën apel kryeministrit Rama që t’i ndihmojë pasi janë në kushte të vështira ekonomike.

Në protestë dolën dhe tregtarët e tregut të fruta-perimeve në Lezhë. Ata kërkuan hapjen e tregut pasi nuk përfitojnë nga paga e luftës.

Për ta, të ardhurat nga shitjet janë i vetmi burim financiar dhe se nuk mund ta përballojnë dot jetesën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *