Urdhri i Farmacistëve Shqiptar i ka kthyer përgjigje Ministrisë së Shëndetësisë, e cila shprehej se në planin e hartuar për vaksinimin, i cili është bazuar në rekomandimet ndërkombëtare, vaksinimi i tyre nuk është me prioritet.

UFSH kërkon të di se cilave  rekomandime ndërkombëtare iu referohet saktësisht Ministria, duke shtuar se vende si Amerika, Anglia e Gjermania, farmacistin e kanë në ekipin prioritar për t’u vaksinuar.

“Kjo është përgjigjja e dërguar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, kërkesës së UFSH-së për përfshirjen e farmacistëve në planin prioritar të vaksinimit. Sipas tyre, shkak i përjashtimit të farmacistëve nga lista e profesionistëve të shëndetësisë që duhen vaksinuar me prioritet, na qenkan “rekomandimet ndërkombëtare” në lidhje me vaksinimin. Duam të dimë nga kjo Ministri, cilave rekomandime ndërkombëtare ju referohet saktësisht, pasi vende si Amerikë, Kanada, Angli, Gjermani farmacistin e kanë në ekipin prioritar për t’u vaksinuar, madje ata farmacistin dhe farmacinë, i shohin si profesionistë dhe institucione pjesëmarrëse në strategjinë e vaksinimit të popullatës.

Në reagim theksohet se farmacistët janë në vijën e parë të përballimit të pandemisë dhe përfshirja e tyre në planin prioritar të vaksinimit, është detyrim.

“Zotërinj që bëni “politikat” e vaksinimit në Shqipëri, ju nuk mund të talleni me farmacistët, ju thjesht po tregoheni të papërgjegjshëm në detyrimin që keni karshi mbrojtjes së shëndetit të tyre.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *