Subscribe

Parku i liqenit te Farkës është destinacioni me i ri per kryeqytetasit dhe jo vetëm. Peizazhi kodrinor, liqeni, ajri i pastër e ka bere ketë zone te frekuentueshme nga te gjitha grupmoshat.

 

Ketë fundjave parku i Farkës eshte ne feste. Bashkia ka përqendruar aktivitet kulturore dhe sportive ne ketë zone ne juglindje te kryeqytetit, 9.6 kilometër nga qendra e Tiranës dhe vetëm 2 kilometër nga unaza e madhe.

 

Fëmijët kane këndin e tyre. Lojëra nga me te ndryshmet janë vendosur per argëtimin e vizitoreve te vegjël.

 

Pas shëtitjeve ne park, familjare, te rinj, gjyshër kane ndjekur aktivitete e ndryshme te shtrira përgjatë pedonales. Ndërsa te apasionuarit pas shpejtësisë kishin hapësirën e tyre per garat me motora.

 

Te favorizuar nga moti me diell, nuk kishte si te mungonin sporte e ndryshme te ujit

 

Festa ne Farke vazhdon. Bashkia fton qytetaret ta frekuentojnë si nje nga hapësirat me tërheqëse te kryeqytetit.

 

Pas investimeve te bëra dy vitet e fundit ne infrastrukturën rrugore dhe shtimin e sipërfaqes se gjelbër, kjo zone po tërheq gjithnjë e me shume vizitore,  por dhe banore qe zgjedhin te jetojnë këtu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *