Në epokën e internetit, politikanët kanë nisur të punojnë akoma më shumë me qëllim që mesazhet e tyre të dëgjohen.

 

Por ka disa politikanë që përdorin masa gjithmonë e më ekstreme me qëllim që ta arrijnë shpërndarjen e mesazhit. .

 

Me fotot në Instagram dhe profilet Snapchat tani të zakonshme, politikanët duket se kanë hedhur sytë edhe drejt faqeve pornografike.

 

Kështu njëra prej tyre është bërë tashmë platforma më e fundit e përcjelljes së mesazhit të politikanëve tek publiku.

 

Dhe një gjë të tillë e kanë iniciuar vetë politikanët danezë, sipas BBC.

 

Politikani Joachim B. Olsen ka vendosur që të sponosrizojë reklama në një prej faqeve për të rritur duke u bërrë thirrje të gjithë vizitorëve të kësaj faqe që ta votojnë atë.

 

Por kjo reklamë bëri që ndaj ish-atletit të ketë qindra komente në faqen e tij në Facebook.

 

Komente që ai I pranoi, duke shkruar në mediat sociale që shpresonte që t’I argëtonte njerëzit me reklamën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *