Subscribe

Edhe pse ishte në kërkim për disa vjedhje, kjo nuk e ka penguar aspak 30-vjeçarin Elis Suçi që të grabisë nën kërcënimin e armës pikën e postës së Kamëz dhe ti zhduket sërish .

 

Në këtë foto duket autori i cili është fiksuar nga kamerat e sigurisë pasi kreu grabitjen dhe largohet nga vendngjarja.

 

Ndërkohë policia ka arritur që të zbardhë grabitjen që ndodhi mesditën e të hënën ku ka arrestuar bashkëpunëtorin e Elis Sucit i identifikuar si Algert Kurti.

 

Sipas burimeve, dy të rinjtë kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin. Të maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit kanë arritur që të vjedhin afro 100 mije nga posta në Kamëz. Policia ka sekuestruar një aparat celular dhe veshje, të cilat autorët dyshohet se i kanë përdorur gjatë kryerjes së krimit.

 

Elis Suçi, i dënuar më parë për vjedhje, ishte në kërkim, pasi në muajin mars qëlloi me armë në drejtim të policisë në afërsi të gjimnazit ‘Ibrahim Rugova’ në Kamëz, teksa uniformat blu po shkonin ta arrestonin. Madje vendi ku ai qëlloi në drejtim të policisë është në afërsi të postës që arriti të grabiste këtë të hënë.

 

Ndërkohë në dëshminë e tij, 20-vjeçari Algert Kurti, ka mohuar që të jetë përfshirë në këtë vjedhje. Ai ka thënë se kishte dijeni për grabitjen që do të kryente shoku i tij, por nuk është përfshirë. Më herët policia ka arritur që të dokumentojë disa vjedhje ku autor i tyre është Elis Suçi, një market, dy lokale dhe një laborator mjekësor.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *