Dëshira më e shpeshtë seksuale te meshkujt është kryerja e marrëdhënieve seksuale me dy gra në të njëjtën kohë. Ky është përfundimi në të cilin arriti një sondazh i kryer në Gjermani, ku 14.8% e burrave pranuan se e kanë ëndërruar një moment të tillë.
Për ta është ideale të kenë dy gra në shtratin e tyre, por diçka e tillë ka edhe të meta. Treshja seksuale mund të “ndezë” xhelozinë mes femrave. Prandaj “sekretet” që duhet të kihen parasysh në rast të kësaj eksperience seksuale janë:
- Burri nuk duhet të ketë pritshmëri të mëdha.
- Duhet përzgjedhur me kujdes se kush është i përshtatshëm për treshe.
- Nuk mund të zgjidhni shokun apo kolegun tuaj të punës, duhet dikush që nuk është i afërt me ju.
- Prisni sa marrëdhënia të piqet, që partnerja juaj të mos ndihet xheloze. Më pas propozojini idenë tuaj “të çmendur”.
- Bëni kujdes me kriteret e përzgjedhjes. E përzgjedhura nuk duhet të jetë më e bukur se e dashura juaj. Atëherë do të komplikohej çdo gjë!