Duke qenë se disa fotografi të Kim Kardashian, në Puerto Rico, hapën një sërë debatesh në rrjete sociale lidhur me faktin se Kim kishte shumë celulit dhe një trup të deformuar, të tjera fotografi janë publikuar në mediat e huaja mëngjesin e sotëm.

 

 

Por sërish, njerëzit janë ndarë në dy kampe. Edhe në fotografitë e reja shumë prej tyre tregojnë se Kim nuk është aspak perfekte, ka shumë celulit dhe është munduar të veshë rroba banje të tjera në mënyrë që vithet e saj mos të jenë shumë të dukshme.

 

 

Ndërkohë ka edhe nga ata të cilët thonë se kjo është Kim e vërtetë dhe fotografitë që janë shpërndarë rreth e rrotull më parë, kanë qenë veçse të realizuara me photoshop për të prishur imazhin e saj.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *