Subscribe

Familjarët e Kostandinos Kacifas, i cili mbreti i vrarë nga forcat RENEA, kanë kërkuar një mjek ligjor nga Greqia për të kryer autopsinë.

 

Përmes një kërkese që ato kanë depozituar këtë të hënë në Prokurorinë e Gjirokastrës kërkojnë autopsinë e 35-vjeçarit, ndërsa kanë shprehur rezerva për të dhënat e palës shqiptare.

 

Familjarët dyshojnë se 35-vjeçari është qëlluar nga afër, duke  mos u pajtuar me  versionin e dhënë nga pala shqiptare.

 

“Familja e Konstandinos Kaçifa, ka refuzuar që djali i tyre të varrosej sot, pasi sipas tyre nuk është bërë ekspertiza e duhur dhe ngjarja ende nuk është sqaruar. Sipas mediave greke familjarët kanë refuzuar që të tërheqin trupin nga morgu i spitalit, pasi kërkojnë një ekspertizë nga specialistë të pavarur. Po ashtu mediat greke shkruajnë se shteti grek nga komunikimi me palën shqiptare nuk rezulton që ngjarja në Bularat të ketë lidhje me flamurin grek. Ka patur komunikim të Drejtorit të Pergjithshem të Policisë Greke, Aristidi Andrikopoulou me homologun e tij shqiptar. Familja ka kërkuar nga Ambasada Greke në Tiranë që të emërojë një ekspert të pavarur për të bërë ekspertizën dhe të hedhë dritë mbi shkaqet e sakta të vdekjes. Deri më tani nuk dihet se kur do të zhvillohet funerali, ndërsa tashmë mobilizimi në Greqi dhe në Epirin e Veriut është rritur dhe kërkohet pjesëmarrjen masive në mort, ndërsa planifikuar dhe emigrantët protestojnë tubim jashtë Stacionit të Policisë Gjirokastër. Mediat greke shkuajnë se në vendin ku ndodhi shkembimi i zjarrit pranë viktimës u gjetën 8 gëzhoja, 1 çantë me rreth 100 fishekë Kallashnikovi, thikë ushtarake dhe këllëf ushtarak.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *