Subscribe

Vdekja e nenës shtatzëne dhe foshnjës se saj, ka shokuar familjaret dhe opinionin publik. Te tronditur nga ngjarja dhe sorollatjet e pafundme nga njeri tek tjetri, te afërmit e viktimës, akuzojnë mjeket për neglizhence. Pas lajmit tronditës ne orën 6:00 te mëngjesit, vëllai i 35-vjeçares ka thyer nje nga dyert e maternitetit. Mjeket e spitalit kane njoftuar komisariatin numër 1 ku është bere shoqërimi dhe marrja ne pyetje e vëllait te viktimës. I riu ka dhënë deklaratën e tij dhe detaje rreth ngjarjes. Ndërsa bashkëshorti i viktimës, lajmin e hidhur e ka mësuar nga te aderimit, pasi ndodhej ne emigracion ne Itali. Nga materniteti “Koço Gliozheni’ nuk eshte bere asnje reagim apo deklarate zyrtare. Vetëm pak ore pas ngjarjes, Ministria e Shëndetësisë përmes nje njoftimi per shtyp ka shpjeguar ne mënyre kronologjike historikun e pacientes qe nga paraqitja e saj ne maternitet ne orën 22.30, lëvizjet me ambulance nga njeri spital tek tjetri, rendimin e gjendjes shëndetësore dhe me pas humbjen e jetës ne sallën e operacionit rreth orës 6:00 te mëngjesit. Por Ministria, nuk jep sqarime mbi përgjegjësitë e mjekeve gjinekologe qe e sorollaten gruan shtatzëne per vizita mjekësore ne spitalet e tjera, deri sa u kthye me foshnjën e vdekur e me pas humbin jeten edhe vete ne sallën e operacionit. Nena 35-vjeçare la jetim dy fëmije te mitur. Ndërkohe, Prokuroria ka sekuestruar regjistrat dhe kartelat mjekësore te tre spitaleve ku është paraqitur nena 35- vjeçare si dhe jane marre ne pyetje mjeket roje te maternitetit “Koço Gliozheni”, Elidon Klosi dhe Nazmie Ceni. Grupi i kësaj çështje vijon hetimet për zbardhjen e plote te ngjarjes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *