E enjte, 1 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Familja u shua në aksident/ Bashkia Patos merr përsipër shpenzimet e ceremonisë mortore

Bashkia e Patosit ka reaguar lidhur me aksidentin në aksin Fier-Vlorë, ku katër anëtarë të një familjeje humbën jetën mëngjesin e të premtes.

 

Reklamë

Në një njoftim në rrjetet sociale, Bashkia Patos u shpreh se ka marrë përsipër të mbulojë shpenzimet e ceremonisë mortore për këtë familje.

 

“I trishtë dhe i dhimbshëm lajmi për ndarjen tragjike nga jeta të 4 bashkëqytetarëve tanë. Me miqtë e familjarët e tyre sot është pikëlluar edhe i gjithë qyteti. Bashkia Patos shpreh ngushëllimet më të sinqerta të afërmve të familjes Gushi që humbën jetën tragjikisht në një aksident në aksin Fier-Vlorë. Përmes një mbledhjeje urgjente të Këshillit Bashkiak, Bashkia Patos vendosi të marrë përsipër mbulimin e shpenzimeve të ceremonisë mortore për këtë familje. U prehshin në paqe. I qoftë dheu i lehtë!”

Më shumë video

Reklamë