E mërkurë, 7 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia ep. final) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Familja Tola hap dyert e mortit, vajtohen nëna me dy fëmijët

Familja Tola e cila humbi 3 anëtarët e saj një ditë më parë në menyrë të dyshimtë ka hapur dyert e mortit duke pritur qindra njerëz për ngushëllime.

Rajmonda Tola dhe dy fëmijet e saj, vajza Rudina dhe djali Fatjon humbën jetën tragjikisht në rrethana ende të pakonfirmuara në banesën e tyre në njësinë Ostren.

Reklamë

E vetmja që mbijetoi ishte vajza më e vogël Merita 15 vjece e cila pasi kaloi kaloi gjëndjen kritike në spitalin e Bulqizës, u stabilizua plotësisht në Spitalin e Traumes në Tiranë.

Viktimat dhe vajza e vogël Merita u gjeten brenda në banesë nga kunata e Rajmondës e cila njoftoi me urgjencë anëtarët e tjerë të familjes. Kryefamiljari Tola, ndodhet në Greqi si emigrant.

Më shumë video

Reklamë