Subscribe

Ahmet Jaber një shqiptaro-palestinez ka përlotur publikun e “Vizioni i Pasdites” të moderatores Brikena Prifti në Vizion Plus, duke rrëfyer përjetimet e luftës.

Ahmet i cili aktualisht ndodhet në Shqipëri, tregon se sa keq e ka përjetuar luftën në Gaza, pasi atje ndodhet e gjithë familja e tij, nëna, babai dhe vëllai.

Ai tha se shtëpia e tij është e shkatërruar komplet, dhe se familja e tij gjatë gjithë kohës dëgjon zhurmat e avionëve dhe bombave.

Ahmeti i përloti me rrëfimin e tij se në nisje të bombardimeve kishte dy muaj pa folur em familjen dhe në çdo moment mendonte më të keqen.

Ahmeti tha se ka qarë si fëmijë kur dëgjoi zërin e nënës së tij pas dy muajsh.

Pjesë nga biseda:

Ahmet Jaber: Unë këtu kam ardhur para luftës. Kisha dhe mamin e vëllain këtu, ishte dhe babi. Iku babi t’i përcillte, por filloi lufta dhe mbetën të gjithë atje. Unë mbeta këtu vetë.

Brikena Prifti: A je i frikësuar që ti je këtu dhe ata në një vend lufte?

Ahmet Jaber: Është stres i madh, ata nuk po gjejnë për të ngrënë dhe për të pirë. Nuk kanë shtëpi. Janë 20 persona në një dhomë, nuk flenë rehat. Unë fle këtu, jam mirë, ha rehat, qetësi, nuk shtyhet.

Brikena Prifti: E kanë të pamundur të vijnë në Shqipëri?

Ahmet Jaber: Po, kur fillon rrëmuja çdo gjë mbyllet. Rrugët për të dalë nuk janë të sigurta, kështu që do rrinë dhe Zoti sjelltë më të mirën.

Brikena Prifti: A komunikoni shpesh?

Ahmet Jaber: Rreth dy muaj nuk kam folur me asnjë dhe u futa në merak të madh, stres. Unë mendova se goditën dhe shtëpinë tonë. Më dhimbsen dhe shokët e mi, kolegë, i kam humbur. Shpresoj që kjo krizë të mbarojë shumë shpejt. Kam qenë në punë, vetëm kur më bje mami në Ëhatsapp, ishte mami. Kam qarë si fëmijë ku ia dëgjova zërin. Shyqyr Zotit ishin mirë, kishin shpëtuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *