Familja Fejzullahu përveç 100 mijë eurove që dhuroi për banorët e prekur nga tërmeti në Shqipëri, ka vendosur që të ndërtojë edhe ndërtesën e familjes Abazi nga Gjilani.

 

Abazi 29 vjeç dhe Shemsedin Abazi 32 vjeç ishin dy vëllezërit gjilanas të cilët udhëtonin në Durrës për punë dhe po qëndronin në një prej hoteleve që u shemb në 26 nëntor.

 

Sipas mediave kosovare, Ermal Fejzullahu është zotuar se do të kujdeset personalisht të ndërtojë edhe një shtëpi për këtë familje të cilës disa vite më parë i ishte shuar edhe një djalë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *